Robert Pattinson dhe Kirsten Stewart tani dalin bashkë (Foto)

Muajt e fundit është përfolur për një rikthim të çiftit të famshëm të aktorëve Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, jo si të dashuruar, por si miq.

Së fundi aktorët janë parë së bashku mbrëmjen e së shtunës për ditëlindjen e vajzës së Johnny Depp në Chateau Marmont.

Advertisement

Të pranishëm në festën e Lily-Rose Depp, ata u panë jashtë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Kristen është duke shpresuar që Robert të jetë serioz kur thotë se e ka falur,”-tha burimi, duke iu referuar tradhëtisë që aktorja i bëri Robert me producentin Rupert Sand.

Deri në fund të vitit të kaluar, Robert ishte i fejuar me artisten angleze FKA Twigs. Por nuk dihet se përse çifti i dha fund.

Kristen dhe Robert u takuan për herë të parë në setin e Twilight në vitin 2008 dhe filluan një lidhje romantike pak kohë më pas.

Ata ishin një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it derisa i dhanë fund në vitin 2013, pas skandalit të tradhëtisë së Kristen me Rupert.