Nuk ka qenë e thjeshtë për Robbie Williams…

Këngëtari i njohur, ka folur hapur për betejën që i është dashur të kalojë me një çrregullim mendor.  Ylli i ‘Go Gentle’ është shprehur se në kokën e tij ekziston një sëmundje që kërkon ta vrasë.

Advertisement

Muzikanti britanik, njëherë edhe ish-anëtari i grupit Take That rrefeu gjatë një interviste se shumë herë e ka parë veten pranë vdekjes dhe krahasoi gjendjen e tij me atë të George Michael-it, i cili ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve, në vitin 2016-të.

“Kam një sëmundje në kokë që po kërkon të më vrasë, kështu që duhet të ruaj veten kundër saj.”- është shprehur ai.

Williams ka treguar se shumë herë një gjendje e tillë e mbyt e ndërsa herë të tjera i duket sikur përpjeton lumturi të pashpjegueshme.

Këngëtari me famë botërore, baba i dy fëmijëve, nuk ka harruar të falenderojë gjithashtu bashkëshorten e tij, Ayda, që e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhë të vështirë për të.