Më në fund Rita Ora është nisur drejtë Kosovës dhe pritet të arrij rreth orës 12:00 në Prishtinë.

Nga postimet e bëra në rrjetet sociale, këngëtarja e famshme duket mjaft e entuziasmuar për ardhjen e saj në vendlindje, aty ku sot pritet të performojë në nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Advertisement

Pritet që në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, Rita të mbajë një konferencë për mediat vendase dhe ndërkombëtare.

Kujtojmë që Rita ka pranuar të mbaj koncert pa pagesë në Prishtinë, duke e konsideruar si një dhuratë për këtë vit jubilee të vendlindjes së saj.