Rita Ora: Transferimi në Angli ishte gjëja më e mirë që prindërit mund të bënin!

Rita Ora ka dhënë një intervistë të fundit ku ka ndarë për publikun detaje mjaft interesante nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Ai u shpreh se mezi pret që të bashkëprezantojë me partnerin e saj regjisorin Taika Uaiti në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Music Awards 2022.

Advertisement

“Nuk kemi punuar kurrë më parë bashkë. Është mirë të jem në gjendje të bëj diçka argëtuese me personin tim të preferuar. Ne jemi i njëjti person. Është mirë të gjesh dikë me të cilin mund të argëtohesh, të punosh, dhe të respektosh punën e njëri-tjetrit”, u shpreh ajo në emisionin e Jonathan Ross.

Gjatë intervistës ajo foli edhe për transferimin nga Kosova për në Britaninë e Madhe. “Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe ndoqën rrugën e tyre. Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë”, ka vijuar më tej ajo.

Kujtojmë se artistja ka prezantuar edhe më parë MTV Music Awards, por këtë herë ajo do të jetë në shoqërinë e partnerit të saj.