E dini ç’ndodh nëse punoni më shumë se 40 orë në javë?

Provoni të punoni me orë të zgjatura dhe do ta shihni sesi gradualisht e ndjeni presionin e të punuarit më shumë nga ç’mundeni fizikisht dhe mendërisht. Pavarësisht asaj që pretendojnë disa CEO në botë (përfshi këtu edhe Elon Musk) se që punët të bëhen si duhet, njerëzit mund të punojnë deri në 60 orë në javë, shkenca mendon ndryshe.

Ka një pikë të përcaktuar qartë kur orët jashtë orarit të punës nuk do të bëjnë asnjë lloj ndryshimi në performancën tuaj dhe jo vetëm kaq, por do t’ju dëmtojnë në shumë apskete stilin e jetës. E dini ç’ndodh nëse punoni më shumë se 40 orë në javë?

Advertisement

1. Rrezikoni të keni probleme serioze me zemrën

Puna me orë të zgjatura për periudha të gjata kohe, mund të rezultojë fatale në shëndetin fizik sepse rrit rrezikun e problemeve kardiake. Kjo mund të vijë edhe në mënyrë indirekte duke qenë se orët e gjata në punë nënkuptojnë më pak kohë për t’u marrë me aktivitet fizik, dietë ushqimore e pakontrolluar, më pak kohë për gjumë, etj.

2. Shëndeti juaj mendor përkeqësohet

Kur ju sakrifikoni gjumin apo nevojën për të pushuar, pasojat mund t’i vini re në shëndetin tuaj mendor. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se sa më të gjata të ishin orët e punëve tek të rinjtë aq më i lartë është niveli i stresit apo mendimet e vetëvrasjes.

3. Gjumi juaj vuan

Kur ju qëndroni vonë natën vetëm për të arritur afatin që shefi ju ka vendosur, faturën për këtë e paguan gjumi. Një nga shqetësimet më të mëdha të ditëve të sotme që shkon paralel me orët e gjata të punës është gjumi i keq. Pasojat e tij ndihen në shumë aspekte të jetës përfshi këtu përkeqësimin e shëndetit mendor dhe atë fizik. Kur flini vetëm 6 orë në ditë, jo vetëm që do të jeni të ngrysur ditën tjetër, por do të ndiheni gjatë të shpërqëndruar, të acaruar dhe në mënyrë impulsive do të pranoni përgjegjësi që shkojnë përtej mundësive tuaja.

4. Nuk do të jeni i mirë as në punën që bëni

Në fakt, duhet të dini se orët e zgjatura nuk ju çojnë drejt performancës më të mirë. Nga studimet e kryera rezultoi se të punuarit nga 30 deri në 50 orë mund ta përmirësojë produktivitetin tuaj, por nëse punoni më shumë se 65 orë në ditë niveli i performancës suaj do të fillojë të bjerë.