Me ardhjen e shumëpritur në Kosovë, për të marrë pjesë në koncertin e madh të 10 viteve pavarësi, Rita Ora ka dhënë një deklaratë të ndjerë për të gjithë. Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, ajo ka thënë: “Doja të mbaja një koncert këtu për të parë Kosovën e vogël, por të bukur. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, sepse kështu jemi më të mëdhenj”.
Rita nuk ka lënë pa përmendur krenarinë që ka për origjinën e saj dhe sa e lumtur është që emri shqiptar ka shumë përfaqësues në botë. “Tani ka shumë talente të jashtëzakonshëm. Jam e lumtur që ka shqiptarë si Dua Lipa dhe Bebe Rexha”, është shprehur ajo.