Rita Ora sjell projektin e ri me ‘një të ftuar shumë special’

Viti që lamë pas ka qenë shumë i suksesshëm për Rita Orën, por dhe viti 2019 ka nisur me suksesin e albumit ‘Phoenix’. Mesa duket, Rita nuk ka ndërmend të ndalojë. Ditën e djeshme, ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku lajmëron se do të sjellë këngën e re me titullin ‘Only Want You’ në datën 1 mars. Këngëtarja shqiptare nuk i ka zbuluar të gjitha detajet, pasi ka mbajtur sekret emrin e personit me të cilin ajo do sjellë këtë bashkëpunim. Rita e ka quajtur atë si ‘një i ftuar shumë special’, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër. Menjëherë kanë reaguar fansat e saj, duke sjellë sugjerime të mundshme, por mesa duket emrin e këtij këngëtari do ta marrim vesh sot nga vetë Rita. 

Advertisement