Rita Ora rrëfen sakrificat e familjes gjatë emigrimit!

Rita Ora ishte e ftuar në podcastin “Dairy of a CEO” të Steven Bartlett, ku ajo foli për albumin e ri muzikor por edhe për fillimet e karrierës.

Këngëtarja me famë botërore rrëfyeu se ajo dhe familja e saj u shpërngulën në Angli në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm 1 vjeç për shkak të luftës në Kosovë.

Advertisement

“Unë kam lindur në Prishtinë, Kosovë, në vitin 1990. Është një vend i vogël, por është i mrekullueshëm.”

Ajo foli edhe për marrëdhënien brenda familjes gjatë kohës kur familja e saj nisi një jetë të re në Britaninë e Madhe.

“Motra ime, më ndihmonte me detyrat e shtëpisë dhe gjëra të tjera, sepse prindërit tanë nuk dinin të flisnin anglisht. Mbaj mend që ajo e kishte më të vështirë pasi ishte vajza më e madhe.”

Teksa zbuloi disa detaje të tjera për karrierën e saj, këngëtarja shtoi se albumi i ri “You & I” lidhet shumë me të si person dhe shpreson që fansat do ta njohin më shumë atë.