Tirana sfidon Besiktas në Stamboll!

Në sytë e mbi 40 mijë tifozëve, Tirana luan mbrëmjen e sotme aktin e parë të turit të dytë të Conference League kundër Beshiktash.

Bardheblutë synojnë një rezultat pozitiv përballë një rivali të fortë si gjigantët turq. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka pranuar se do luajnë shanset e tyre për kualifikim. Nga ana tjetër, tekniku i Beshiktash, Senol Gunes ka vlerësuar nënkampionët e vendit, teksa shton se duhet pasur kujdes tek forca sulmuese e tyre.

Advertisement

“Do të luajmë kundër një ekipi që eliminoi kundërshtarët në transfertë. Luajnë mirë në sulm, pasi ka lojtarë të shpejtë. Disa prej tyre i njohim dhe presim një sfidë të vështirë. Besojmë te forca jonë, besimi dhe cilësia. Duam të marrim rezultate pozitive në të dyja sfidat. Kjo e radhës do të jetë një provë për ne. Tifozët kërkojnë të shohin një futboll të mirë nga skuadra”.

Përballja do të luhet në orën 20:00.