Rita Ora do të jetë prezantuesja dhe një nga performueset e këtij viti në ndarjen e çmimeve MTV EMAs.

Ajo pas publikimit të këtij lajmi ka premtuar shumë glamur, veshje të bukura dhe humor anglez. “Ky rast është shumë i rëndësishëm për mua, meqenëse jam rritur në Londër. Dua vërtet t’ía kalojë bukur dhe ta shijojë çdo moment” tha Ora.

Advertisement

Ajo është shprehur se çdo vit e ka shikuar MTV awards, dhe se ka patur një ndikim të madhë tek Rita si këngëtare, por edhe tek gjeneratat e reja. Rita është gjithashtu edhe e nominuar në disa kategori si video më e mirë, pamja më e mirë dhe artistja më e mirë.

Ky eveniment do të mbahet më 12 nëntor në SSE Arena në Wembley, Londër.