Rita është kthyer padyshim në një nga këngëtaret më të mira të momentit në botë dhe shpesh veshjet e saj kthehen në trend për të rinjtë.
Por, mesa duket Rita që e vogël e paska ndjekur modën, duke u veshur me shumë stil nga nëna e saj, Vera Ora. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja nga Kosova nëpërmjet një postimi në Instagram, ku është shumë e vogël, e veshur me një fustan të kuq me vija dhe këmishë të bardhë.
Krah fotos Rita shkruan: Rita e vogël, kisha atë “shwaggy shwaggg” pa e ditur fare. Dhe faqet e topolake (buçko) dhe krenare. Faleminderit Vera Ora që më dërgove këtë, më bërë të lumtur.