Rita Ora ne Top 10 dhe pas 6 muajsh

Rita Ora, ka shijuar një eksperiencë të gjatë si trajnerë në spektaklin “The Voice Australia”.

Në fillim të këtij viti, ajo udhëtoi për në kontinentin e largët, për të shërbyer si njëra nga katër anëtarët e jurisë në atë që është kthyer në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Australi.E duket se fama në rritje në Australi po i pasqyrohet edhe në rritjen e sukseseve të këngëve të saj në këtë kontinent.Ndonëse kënga e saj “Bang Bang” është publikuar në shkurt të këtij viti, ajo tashmë ka shënuar një hyrje të re në top 10 këngët më të dëgjuara të momentit në iTunes, në Australi.Kjo vjen edhe nga fakti se këtë këngë ajo e ka interpretuar live në një prej netëve të spektaklit “The Voice Australia”, i cili po transmetohet këto kohë atje

Advertisement