Ceremonia e Rock and Roll Hall of Fame 2026 u mbajt më 14 nëntor 2026 në Peacock Theater në Los Angeles.
Queen Latifah u nderua me çmimin e influencueses së bashku me MC Lyte, Celia Cruz, Fela Kuti dhe Gram Parsons, duke sjellë një nga momentet më të forta të mbrëmjes për hip-hopin.
“Se kam imagjinuar kurrë se do të futesha në Sallën e Famës së Rock and Roll-it”, tha Queen Latifah, teksa shtoi se është mjaft e vështirë të jesh grua në hip-hop, e lëre më të jesh një artiste hip-hopi në këtë skenë gjigante.
Billy Idol u ngjit në Hall of Fame së bashku me kitaristin e tij të vjetër, Steve Stevens, duke elektrizuar skenën me energjinë dhe brohoritjet e tij.
Ish-anëtari i grupit Genesis, Phil Collins, mori pjesë si solist, duke u shfaqur i emocionuar në skenë, pavarësisht problemeve shëndetësore që e penguan të performonte këngët e tij.
Në kategorinë e performuesve u futën Wu-Tang Clan, Sade, Joy Division/New Order dhe Luther Vandross (pas vdekjes). Edhe grupet Oasis dhe Iron Maiden ishin pjesë e listës zyrtare, por nuk morën pjesë fizikisht në ceremoni për shkak të angazhimeve në turne.
Ndërsa çmimi Ahmet Ertegun iu dedikua prezantuesit legjendar televiziv, të ndjerit Ed Sullivan.

