Pas suksesit në “MTV EMA 2017”, Rita Ora po përgatit terrenin për suksesin e rradhës.
Ajo ka njoftuar se së shpejti do të publikojë një album të ri, për të cilin është inspiruar nga historitë e saj të dashurisë. Rita tha për prestigjozen “Thë Sun” se për albumin e ri do të flasë me të gjithë ish të dashurit e saj.
“Meshkujt me të cilët jam takuar më parë, historitë e mia të dashurisë, të gjitha këto janë inspirim për këngët e mia, edhe pse për mua muzika ka qenë gjithmonë më domethënëse sesa çdo i dashur që unë kam pasur.” – është shprehur këngëtarja.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka kaluar shumë eksperienca me emra të njohur si Rob Kardashian, Calvin Harris e James Arthur. Kur Rita u nda nga Rob Kardashian, ai e akuzoi atë se e ka tradhtuar me rreth 20 meshkuj. Publiku gjithmonë ka qenë në dijeni të lidhjeve të Rita Orës dhe ajo i ka bërë pothuajse të gjitha të njohura për të gjithë, pa asnjë lloj kompleksi.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur Taylor Swift, e cila ka realizuar shumë këngë për lidhjet e saj të dashurisë dhe dedikime për të gjithë të dashurit e saj.