Rita Ora fshihet pas çantës 26 mijë euroshe!

Rita Ora është bezdisur nga paparacët dhe ka mbuluar fytyrën me një çantë të zezë të markës Hermès Birkin me vlerë prej 26,300 euro teksa kalonte përmes terminalit të aeroportit në Sidnej.

Rita dukej në super formë, e veshur me streçe, kombinuar me një bluzë të zezë, dhe atlete. Këngëtarja mbante një maskë leopardi.

Advertisement

Ajo së fundmi ka udhëtuar nëpër Zelandën e Re me bashkëshortin e saj regjisor Taika Waititi.