Këngëtarja ka dhënë mbrëmë një performancë madhështore në sheshin e Prishtinës për pavarësinë e Kosovës.
Përveç mesazheve që i tha në gjuhën shqipe dhe valles shqiptare që kërceu në skenë, vëmendjen e mori edhe kostumi i saj, të cilit nuk iu kursyen dhe kritikat.
Megjithatë duket se Orës nuk i intereson shumë kjo pjesë, pasi ajo vendosi të falenderojë krijuesit e saj me dy poza provokuese.
Edhe pse flamuri i Kosovës ka ngjyrën blu dhe të verdhë, Rita ka zgjedhur pikërisht ngjyrat kuq e zi për të përcjellë një mesazh bashkimi.