Rita Ora e quan Beyonce-n “Mbretëreshë të Jetës”

Të gjithë i mbajmë mend thashetheme, ku para pak kohësh, u përfshi Rita Ora për një lidhje të mundshme me rreperin Jay Z, menjëherë pas publikimit të albumit të Beyonce “Lemonade”.
Por Rita ka deklaruar se nuk i mban mëri këngëtares, edhe pas sulmeve që pësoi nga fansat e saj.
Ora është shfaqur në kopertinën e Cosmopolitan ku ka thënë se është mirënjohëse për kohën në të cilën ka bashkëpunuar me Beyonce dhe Jay Z.
“Jay është një prej idhujve të mi ndërsa Beyonce është një mbretëreshë e jetës. Nuk mund të mos jem mirënjohëse për eksperiencën që kam marrë prej tyre”, ka thënë ajo.

Advertisement