Dafina Zeqiri: Kam lot në sy

Prezenca e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa në “Late night show”-n e famshëm amerikan “The Tonight Show” të Jimmy Fallon i ka emocionuar të gjithë fansat e saj. Si një ndër fansat e saj më të zjarrtë është shfaqur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila në profilin e saj në Instagram ka dashur të shprehë emocionin e të parit të Duas krah moderatorit Jimmy Fallon. “Jam shumë krenare për këtë femër këtu. Uau!” – shkruan Dafina. “Ti ke arritur deri këtu qetësisht, me një talent të cilin e kam vërtetuar “live” dhe ti e di që ma hoqe trurin! Më dolën lot në sy dhe kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë! Urime e dashur! Vazhdo kështu!” – e përfundon shkrimin Dafina.

https://www.instagram.com/p/BIokZM7D3kf/?taken-by=dafina.zeqiri

Advertisement