Ajo di të jetë fantastike dhe këtë gjë na e ka treguar në shumë raste.

E kemi fjalën për këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora e cila është shfaqur mahnitëse në tapetin e kuq të ceremonisë “Fashion Awards” në Londër. Rita Ora shndriste me një fustan ngjyrë metalike, i cili na jepte një tablo të linjave fantastike të Ritës.

Advertisement

Në këtë ceremoni Rita shfaqet krah disa prej emrave më të pëlqyer të momentit. Ajo shihet të jetë në të njëjtën tavoline ish-in e saj, Lewis Hamilton, modelen e famshme, Irina Shayk si dhe me yllin e arteve marciale, Conor McGregor. Gjithashtu bashke me ta ka qenë edhe ikona e modës, Donatella Versace.

Mesa duket pas lidhjes me Hamilton, shihet të kenë ruajtur miqësi akoma, por nga ana tjetër, mund të themi se Rita këtë herë u pa shumë e afërt një ndër personat më të përfolur në botë, McGregor, i cili duhet të theksojmë që është i martuar. Në fotot që ka shpërndarë në Instagram, këngëtarja me origjinë shqiptare shkruan me shaka “Date night”, por kjo nuk është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët pavarësisht shakasë, e kanë cilësuar si mungesë respekti për bashkëshorten e McGregor.