Rita arrin 500 milionë klikime me “Lonely Together”

Vetëm një vit më parë, Rita Ora dhe Avicii sollën bashkëpunimin e tyre me titull “Lonely Together”.

Kënga sigurisht u prit shumë mirë nga fansat e dyshes dhe tani duket se edhe 1 vit më pas, vazhdon të dëgjohet. “Lonely Together” ka thyer rekord shikueshmërie, duke arritur 500 milionë klikime në ‘Spotify’ dhe duke u bërë kështu kënga e parë e Ritës me një numër të tillë klikimesh.

Advertisement

Lajmin e ka ndarë vetë Rita përmes profilit të saj në Instagram.

Rita dhe Avicii kanë pasur gjithmonë një miqësi të ngushtë bashkë dhe bashkimi i forcave në këtë projekt rezultoi ashtu siç pritej, i suksesshëm. Edhe pse DJ i njohur ndërroi jetë atë vit, projektet e tij vazhdojnë të mbeten të preferuarat e publikut.

/Sovrani/