Tanimë Instagram ka arritur të mbërthejë pas vetes rreth 800 milion përdorues dhe në sondazhet e shumta është zgjedhur si më i preferuari nga të gjithë përdoruesit e aplikacioneve të ngjashme me të.
Me siguri të gjithë ju që e keni një llogari në Instagram me zor i prisni risitë që sjell rrjeti social më i madh i shpërndarjes së fotografive. Risia e fundit që ka sjellë pranë jush është vërtetë spektakolare, sidomos për përdoruesit e “Live Video”. Tani mund të shtoni dhe një person tjetër në videon tuaj dhe mund ta realizoni videon bashkë dhe pse mund të jeni larg fizikisht.
Në momentin që jeni live poshtë jush do të dalë një ikonë me dy fytyra. Mjafton të klikoni mbi të dhe shfaqet lista e personave që po të ndjekin direkt. Kështu ju mund të zgjidhni “shto” duke ftuar të jeni direkt të dy në “split screen”. Personit të përzgjedhur do i dërgohet një mesazh dhe kur e pranon nis transmetimi direkt.
Njoftimi i Instagram
Ky është përditësimi i fundit për videot direkte që kemi realizuar, për t’i dhënë njerëzve më shumë mundësi për të qënë bashkë në kohë reale. Tashmë, me mundësinë për të ftuar një mik për t’iu bashkuar transmetimit direkt, dhe njerëzit të ndihen më afër për të ndarë atë që dëshirojnë në çdo kohë.