Mesa duket ndryshimi i orës i ka lodhur mjafueshëm europianët…

Finlanda zhvilloi një peticion, ku më shumë se 70,000 shtetas firmosën për t’i kërkuar qeverisë të heqë dorë nga praktika e ndryshimit të orës në pranverë dhe në vjeshtë.
Sipas praktikës, në verë, akrepat lëvizin 60 minuta para me qëllimin që të kemi më shumë dritë gjatë ditës. E kundërta ndodh në vjeshtë. Kjo zbatohet në shumicën e Amerikës veriore dhe në Europë, ndërsa pjesa tjetër e botës nuk e ndjek si praktikë.

Advertisement

Sipas “Reuters”, komiteti finlandez që dorëzoi peticionin, pasi mori mendimin e disa ekspertëve, doli në përfundimin se njerëzit nuk përshtaten lehtësisht me ndryshimin. Ndryshimi i orës shkakton probleme me gjumin, performancë të ulët në punë dhe mund të rezultojë në probleme serioze për shëndetin. Qëllimi i komitetit është të ndalojë ndryshimin e orës në gjithë Europën. Gjithashtu, një grup prej 70 eurodeputetësh në Parlamentin Europian janë zotuar se do të heqin praktikën e ndryshimit të orës. Me këtë ritëm, së shpejti, praktika mund të zhbëhet vërtetë.

Ndërkohë, ora ndryshohet të dielën e fundit të tetorit, pra në datë 29 tetor. Përgatituni për ditën më të shkurtër!