Riri bezdiset nga fansat

Rihanna u ankua duke thënë se u ndje si një “kafshë e mbyllur në kafaz” pasi fansat nuk e lejuan të marrë rreze dielli e qetë në një plazh të Polonisë. Këngëtarja ishte në Poloni për një koncert dhe kur doli në plazh u detyrua që së bashku me shoqen e saj të ngrinte çadra të mëdha për t’i bllokuar pamjen kureshtarëve dhe postoi një video në Instagram duke u ankuar. “Ja se si është një ditë plazhi në Poloni. Po marrim diell si kafshë në kafaz!”. Disa orë më vonë artistja  postoi sërish në Instagram: “Doja të bëja pak plazh, por nuk ia arrita.”

Advertisement