Njerëzit në periudha të caktuara të vitit mund të bëjnë pushime në vende të ndryshme, por që përveç kënaqësisë dhe shplodhjes që marrin, këto pushime i shkëpusin nga puna e përditshme. Në këtë mënyrë produktiviteti bie pas kthimit të tyre nga pushimet.
Merreni lehtë: Që kthimi nga pushimet të mos jetë traumatik këshilla është që të filloni jetën e çdo ditë gradualisht.
Kthimi nga pushimet është një moment delikat: Ne jemi të relaksuar, aktivizimi neuronal është më i ulët, aq sa trupi nuk është i gatshëm për t’u përballur me çdo lloj përpjekje. Kemi rritje të energjisë, adrenalinës që na lejon për të dhënë më të mirën në çdo situatë. Më pas, në ditët e para të rikthimit në punë është normale që të jemi pak të ndrydhur, e me ndjesi lodhje. Në mënyrë tipike, duhen rreth dhjetë ditë për të rimarrë ritmin e zakonshëm. Disave mund t’i mjaftojë edhe tri ditë.
Që të riktheni siç duhet në punë është e rëndësishme që të vazhdoni të flini rregullisht, siç bënit me pushime. Po ashtu është e përshtatshme të vazhdoni të ecni, në mënyrë që të mos pushtoheni nga rutina. Dilni me miqtë ose organizoni një darkë.
Pasi rikthehemi në punë është mirë për të aktivizuar dialogun me kolegët, për të folur me ta se si ndiheni. Biseda për “të qarë hallet” e rikthimit janë mëse të nevojshme. Një udhëheqës i mirë e kupton këtë gjendje dhe mund të ju ndihmojë të riktheheni sa më shpejt në formë.