Rikthehet “uragani Elvana”! Performanca “e zjarrtë” në Zvicër dhe turi “This is me”

Pas një shkëputje të gjatë nga koncertet, ylli i muzikës, Elvana Gjata, ka vendosur të rikthehet fuqishëm pranë fansave të saj.

Disa ditë para se të fillonte koncertet Elvana publikoi posterin e datave të turit muzikor “This is me”, duke e shoqëruar me shprehjen: “Më ka marr malli për ty aq shumë…”

Advertisement

Sigurisht që dhe fansat i kishte marr malli shumë për Elvanën dhe këtë e treguan me pjesmarrjen e tyre ntë zjarrtë në koncertin e parë të saj, të mbajtur në Zvicër. Këngëtarja ka publikuar një video të shkurtër, ku ka treguar performancën e saj spektakolare me një grup balerinësh dhe me super performanca.

Krah videos Elvana falenderon fansat që morën pjesë në koncertin në Zvicër, duke treguar se me datë 12 maj do të jetë pjesë e koncertit “Tirana Color Day Festival” me datë 12 maj në sheshin “Nënë Tereza”.

“Faleminderit të gjithëve  që erdhët dhe e bëtë këtë natë kaq speciale për mua. Ne punuam fort për këtë show dhe jam shumë e lumtur që ju pëlqeu! Shumë mirënjohëse! E rradhës “Tirana Color Day Festival”,- shkruan këngëtarja krah videos.