Mund t’ju duket e habitshme, por Noizy ka gati bashkëpunimin me këtë këngëtar

Para disa ditësh Alban Skënderaj dhe MC Kresha kanë njoftuar se së shpejti do të publikohet bashkëpunimi i tyre më i ri, i titulluar “Ping Pong”.

Ndërkohë që fansat po e presin me mjaft kuriozitet këtë këngë, moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në Energy Radio kanë zbuluar se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i Albanit me një reper.

Ata zbuluan se dhe Noizy po përgatit një bashkëpunim me Albanin për të sjellë një këngë të re, e cila mësohet se do të ketë temë sociale dhe është krijuar nga vetë kantautori, Alban Skënderaj.

Mesa duket dhe këtë vit Albani nuk ka pushime, por vetëm punë dhe projekte të reja, të cilat fansat i presin me padurim, aq më tepër kur bëhet fjalë për bashkëpunime kaq të suksseshme si Kresha dhe Noizy.