Rikthehet “Sex and the City”, por njëra prej vajzave mungon!

Seriali i njohur “Sex and the City”, (që u tentua të bëhej edhe film, por pa sukses) po rikthehet sërish në ekranin e vogël.

Ka qenë aktorja protagoniste Sarah Jessica Parker e cila ka njoftuar rikthimin e shfaqjes televizive, teksa nuk do të mungojnë edhe Cynthia Nixon dhe Kristin Davis. Megjithatë 4-shja e famshme e vajzave nuk do të jetë e plotë, pasi nuk do të jetë “Samantha” e Kim Cattrall.

Advertisement

Rikthimi i personazheve të serialit do të mbajë emrin  ‘Njësoj si dikur” dhe do të ketë plot 10 seri. Fillimisht lajmi u bë i ditur nga ‘Variety’ e më pas nga vetë Jessica Parker, e cila publikoi një video në Instagram, e cila brenda pak orësh është kthyer në një nga postimet më të komentuara të platformës.

 

Ndërkohë Kim Canttrall ka njoftuar se nuk do t’i rikthehet serialit “Sex and the City”, pa i bërë të ditura arsyet.  Xhirimet e serialit do të nisin gjatë pranverës së ardhshme në New York, me shpresën qê e situata e koronavirusit do vendoset në kontroll.