Zendaya tregon se njerëzve u ‘dukej e ftohtë dhe e egër’ sepse ishte ‘e turpshme dhe nuk fliste’

Në një intervistë me GQ, Zendaya ka folur rreth faktit që njerëzit e perceptonin si të ftohtë dhe serioze në industri, sepse ajo e kishte problem të fillonte një bisedë.

Ajo tha se ka qenë një fëmijë i rezervuar dhe tregoi se si kjo ka ndryshuar dhe ka ndikuar te ajo me kalimin e viteve.

Advertisement

Gjithashtu u shpreh se prindërit e kanë çuar në qendra këshillimi për ta ndihmuar të dalë nga guacka e saj.

Fituesja e çmimit Emmy, tregon se iu desh të mësonte si të bënte biseda të përditshme, sepse pa folur, do dukej si një njeri i ftohtë.

24-vjeçarja më pas kujtoi një rast ku stilistja i tha asaj se aktorja dukej shumë e ftohtë dhe se njerëzit mendojnë se je e egër, kur nuk flet, së cilës Zendaya iu përgjigj se ishte thjesht nervoze dhe e ndrojtur.

“Me miqtë dhe familjen, mund të flas për çdo gjë me orë të tëra, por kur bëhet fjalë për t’i folur të huajve, më duket sikur ngec.

Prandaj duhet folur me terapistë”, përfundoi.

Në aspektin profesional, filmi i Zendaya-s “Malcolm & Marie “, sapo ka nxjerrë trailer-in zyrtar. Filmi është xhiruar tërësisht gjatë pandemisë.