Rikthehet Jonida Shehu, ja ku do ta shihni së shpejti

Jonida Shehu u largua nga Top Channel krejt papritur në fund të tetorit të shkuar.

Shkak u bë një intervistë me Rezarta Shkurtën, e cila u konsiderua reklamë nga drejtuesit e televizionit. Si rrjedhim, Jonida u gjobit me 1500 euro gjobë. Ajo s’pranoi ta paguante dhe u largua nga vendi i punës.

Advertisement

Para pak kohësh Jonida u përfol se do të lëvizte në Klan Plus, thashethem që e hodhi poshtë. Më pas u përfol se do të kalonte në Tv Klan. “Nuk jua konfirmoj një gjë të tillë”,- tha ajo muaj më parë.
Së fundmi, Jonida gjeti një tjetër projekt që i vodhi zemrën. Burime pranë Anabel.al konfirmojnë se Jonida do të moderojë një emision të sajin në Tv Klan gjatë paradites rreth orës 10 deri në 12. Formati mbetet ende për t’u zbuluar.