Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi ka kohë që i mungon skenës dhe muzikës shqiptare, por mesa duket pritjes sonë po i vjen fundi.
Por tashmë projekti i saj i ri muzikor është gati dhe shumë shpejt pritet që të publikohet. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka postuar një fragment të shkurtër nga videoklipi. Duket që kënga është baladë romantike dhe protagonist në klip është dhe modeli i njohur, Oni Pustina, i cili rikthehet në pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga media.