Rikthehen legjendat! “The Rolling Stones” nisin një turne në Europë

Legjendat e rock-ut “The Rolling Stones” kanë shitur më shumë se 240 milionë albume në të gjithë botën dhe kanë qëndruar për afro gjashtë dekada në krye të industrisë muzikore.

Përpos moshës së tyre, anëtarët e grupit britanik nuk e kanë në plan të ndalen dhe tashmë e kanë konfirmuar turneun e ri në Britani të Madhe. Ka pesë vite që Mick Jagger (74 vjeç), Keith Richards (74 vjeç), Ronnie ëood (70 vjeç) dhe Charlie ëatts (76 vjeç) nuk kanë performuar në vendin e tyre.

Advertisement

Sipas The Sun, ata do t’i mbajnë disa koncerte në Britani të Madhe, ndërsa koncerti i parë do të mbahet më 22 maj në stadiumin e ëest Hamit në Londër, para se të performojnë në Old Trafford të Mançesterit më 5 qershor. Më pas, muzikantët veteranë do të shfaqen në stadiumin Murrayfield të Edinburghut (9 qershor), për të vazhduar në Uells në Principality Stadium të Cardiffit (15 qershor).

Grupi nuk do të mbajë koncerte vetëm në Angli, por edhe në Irlandë (Dublin 17 maj), Gjermani (Berlin 22 qershor, Stuttgart 30 qershor), Francë ( Marseille 26 qershor), Poloni (Warsaw 8 korrik) dhe Republikën Çeke (Prague 4 korrik).

Turneu i parë i “The Rolling Stones” në Britani të Madhe ishte mbajtur në vitin e largët 1963.