Rihapja e kufijve: Vendet e BE-së ku mund të udhëtoni ose jo

Ashtu siç u njoftua, një pjesë e mirë e vendeve i kanë rihapur kufijtë e tyre, me kufizime përkatëse. Belgjika, Zvicra, dhe Kroacia i kanë hapur kufijtë për të gjitha vendet, pra edhe për qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së.

Gjermania, ka lehtësuar kontrollet në kufijtë e saj për 27 vende europiane, ndërsa të tjerët, duhet të kenë një arsye të fortë për të udhëtuar drejt këtij vendi.

Advertisement

Suedia dhe Luksemburgu nga ana tjetër, ishin dy nga vendet e vetme të Europës që nuk i mbyllën kurrë kufijtë gjatë pandemisë. Franca, i hap sot kufijtë për vendet e Bashkimit Europian, ndërsa për pjesën e tjetër më 1 korrik.

Çekia nuk lejon ende qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Suedia dhe Britania e Madhe. Greqia ka hapur kufijtë tokësore brenda për brenda BE-së, por lejon edhe udhëtime nga Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Korea e Jugut. Pavarësisht situatës delikate, Italia i hapi kufijtë për vendet europiane dhe Britaninë e Madhe që në 3 qershor. Qytetarët jashtë zonës së Schengen-it duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë para se të shkojnë Itali.

Spanja, renditet në vendet e fundit që do të hapë kufijtë për BE-në, në 21 qershor.

Përjashtim nga kjo datë do të bëjnë qytetarët portugezë, që do të mund të udhëtojnë drejt Spanjës pas datës 1 korrik, njësoj si vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Burimi: Time | Anabel.al