Vanessa Bryant bllokon faqet e fansave të Kobe në Instagram dhe shpjegon arsyen pse

Largimi i parakohshëm nga jeta i legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij 14-vjeçare, Gianna, ka sjellë hidhërim të thellë tek adhuresit e basketbollit. Nga ana tjetër, bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant tashmë po përballet me dhimbjen e vetme me tre vajzat e tjera të familjes.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Vanessa ka lajmëruar ndjekësit se ajo dhe vajza 17-vjeçare kanë vendosur të bllokojnë të gjitha faqet e fansave të Kobe dhe Gianna në rrjet. Kjo, për arsye se ato e kanë të pamundur ta lehtësojnë gjendjen ku ndodhen, duke parë vazhdimisht foto të dy të dashurve të zemrës. Duke kërkuar falje dhe duke përcjellë gjithë dashurinë për fansat, Vanessa i ka sqaruar të gjithë me anë të shkrimit të mëposhtëm.

“Faleminderit shumë për dashurinë! Unë dhe Natalia fatkeqësisht jemi detyruar të bllokojmë të gjitha faqet e fansave sepse ka qenë shumë e vështirë të futesh online dhe të shikosh vazhdimisht foto të të dashurve tanë, Gigi dhe Kobe. Bllokimi i faqeve të fansave ka ndihmuar në ndryshimin e algoritmit. Ju duam, por ju lutem kuptojeni që na u desh ta bënim këtë për t’u shëruar, jo sepse nuk ju vlerësojmë.”

Burimi: News31.al