Rihanna zbulon për herë të parë portretin e të birit dhe fansat thonë se i ngjan asaj!

Për herë të parë nga ardhja në jetë të djalit të saj, Rihanna ka zbuluar për herë të parë fytyrën e tij.

Në një video të postuar në Tik Tok, Rihanna ka filmuar të birin ndërsa ndodhen me makinë dhe ai lëshon vazhdimisht gugatjet e tij. Fansat kanë shpërthyer në komente, të cilat më së shumti shkruajnë se i ngjan këngëtares.

Advertisement

Nga lindja e tij në Maj e deri më tani, RiRi nuk e ka bërë të ditur emrin e djalit.

Në një intervistë me “People” në Nëntor, ajo e përshkroi të birin si “gazmor, të lumtur dhe të shëndoshë”. Megjithatë, as ajo dhe as ASAP Rocky nuk kanë deklaruar diçka më shumë për familjen e tyre, ndonëse burime afër çiftit janë shprehur se po planifikojnë të shtojnë anëtarë të tjerë.