Rihanna, topless në kopertinën e V Magazine

Topless dhe seksi, kështu shfaqet Rihanna për numrin e radhës së revistës “V”, që do të dalë në treg më 7 Maj.
27 vjeçarja ka realizuar edhe një intervistë me revistën dhe portali “JustJared”, sjell disa detaje rreth saj.
Duke folur për privatësinë, RiRi thotë se nuk ia ndjen aspak, duke lënë të nënkuptohet se është dorëzuar para faktit se, një yll me famë botërore si ajo, nuk mund të ketë jetë private.
Ndërsa sa i përket zërave se aktualisht ka marë një periudhë pushimi, Rihanna e ka mohuar një fakt të tillë. Madje ajo ka rendituar edhe angazhimet e saj përgjatë këtyre dy viteve:
“Nuk kam marrë pushime. Këto dy vitet e fundit kanë qenë më të lodhshmit. Kam punuar për dy albume, për një film të animuar, fotosesione për disa revista, një linjë të re parfumesh, stilime për Puma dhe Stance, një turne veror, ndërsa po punoj për disa projekte të reja që do t’i bëj publike në të ardhmen”, kështu ka deklaruar ylli i muzikës për revistën “V”.
Aktualisht, 27 vjeçarja ndodhet në Hawaii, ku gjatë të hënës ishte e ftuara speciale në dasmën e asistentes së saj. RiRi u shfaq me fustan tepër elegant ndërsa mbante rolin e shoqërueses së nuses.

Advertisement