Rihanna, është përzgjedhur si humanistja e vitit nga Universiteti i Harvardit për vitin 2017. Të mërkurën e ardhshme më 1 mars këngëtarja do të niset drejt kampusit të universitetit, për të marrë çmimin nga Peter J. Gomes.

“Rihanna ka ndërtuar një qendër për trajtimin e kancerit të gjirit në Spitalin Mbretëresha Elizabeth në Bridgetown, Barbados,” tha S. Allen Counder, drejtori i Fondacionit të Harvard -it.

Advertisement

Ndërkohë, ky çmim i rëndësishëm nuk është i vetmi për 29 vjeçaren, pasi vitin e kaluar ajo u shpërblye edhe me çmimin për vepër jetësore në MTV Music Awards, duke u bërë kështu një ndër këngëtaret më të vlerësuara.