Rihanna, shkëlqen në Tokio

Rihanna ka udhëtuar në Tokio si e ftuara e veçantë e “Dior” në shpalosjen e koleksionit të veshjeve Vjeshtë-Dimër 2015 në “National Art Center”.

27-vjeçarja dukej shumë bukur me fustanin e saj të veçantë, që është dizejnuar nga Raf Simons, drejtor kreativ i Dior.

Ajo kishte edhe një palë syze, ndërsa në dorë mbante një çantë, prodhim i këtij viti. Këngëtarja nga Barbadosi është e para femër me ngjyrë që bëhet imazh i kompanisë franceze “Dior”.

“Është një ndjenjë fantastike, një marrëveshje shumë e mirë për mua, për kulturën time dhe për shumë femra me ngjyrë. Të jem imazh i ‘Dior’ më bën që të ndjehem më e bukur dhe më elegante”, kishte deklaruar Rihanna, pas prezantimit si imazh vitin e kaluar.

Ndërkohë, Rihanna gjatë kësaj jave ka qenë shumë e zënë në takimet me futbollistin francez Karim Benzema. Mediet rozë kanë shtuar zërat për një lidhje të mundshme mes tyre, për shkak të kohës së shumtë që shpenzojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.