Rihanna shkëlqen në promon për Super Bowl

CBS po përgatitet për tre evente madhore: Super Bowl 50, Grammy Awards dhe një shfaqje live e “The Late Show With Stephen Colbert”, dhe për ti promovuar ka zgjedhur Rihanna-n.
Reklama ku shfaqet këngëtarja e “Bitch Better Have My Money” është publikuar me datë 16 Janar.
27-vjecarja ka veshur një fustan ngjyrë flori, ndërsa ndodhet përballë Jim Nantz, James Brown dhe Phil Simms, ndërsa Stephen Colbert hedh monedhën në ajër.
“Ne jemi të parët”, thotë Nantz, ndërsa ajo përgjigjet: “Ja vlen pritja”.
Super Bowl do të transmetohet më 7 Shkurt, ku këtë vit do të këndojnë Coldplay dhe Beyonce, dhe do të ndiqet nga shfaqja live e “The Late Show”; ndërsa Grammy Awards transmetohet një javë më vonë, më 15 Shkurt.

Advertisement