Në shkurt vjen koleksioni Kendall+Kylie

Dy motrat e vogla të familjes Kardashian prej kohësh po punojnë për  realizimin e një koleksioni veshjesh që pritet të publikohet në 8 shkurt, në kohë për javën e modës në New York.

Koleksioni që mban emrin e tyre “Kendall+Kylie”, pranverë 2016, do jetë i pari në të cilën motrat e famshme kane kontroll të plotë mbi dizenjot dhe modelet, pas bashkëpunimit të mëparshëm me Topshop dhe PacSun.

Advertisement

Ka qënë Kylie e cila në fotot e fundit në Instagram ka prezantuar një pjesë të linjës me këpucë dhe veshje që mbajnë firmën e tyre.