Rihanna shfaqet me vetulla të holla, trendin që askush nuk do të rikthehet

Rihanna është ylli i kopertinës për revistën britanike Vogue të shtatorit, debutimi i parë i madh i kryeredaktorit të ri Edward Enninful, i cili mori këtë titull në gusht të 2017-ës.

Rihanna shfaqet në një editorial mjaft interesant, me ngjyra dhe grim fantastik, duke përdorur produktet e linjës së saj Fenty, por ka diçka që nuk po na pëlqen aspak, vetullat e holla. Nëse ju kujtohen, vetullat e holla ishin një simbol i bukurisë klasike dhe të harruar gjatë viteve ’90 (por edhe shumë kohë më parë), siç i ka pasur Gwen Stefani apo Drew Barrymore.

Advertisement

Edhe pse RiRit i shkon çdo gjë dhe është ndër të parat që sjell trende të reja, këtë kurrsesi nuk do e pranonim. Jo vetëm ne, por dhe vetë grimierët e saj janë shprehur kështu: “Është thjesht një trend që s’ka nevojë ta rikthejmë, i shkon vetëm RiRit për kopertinën e Vogue dhe e mbyllim këtu”.