Rihanna ka prezantuar parfumin më të ri, që mban emrin e vetë këngëtares, “RiRi”.
27-vjeçarja e bëri të ditur lajmin në rrjetin social Twitter ku postoi edhe imazhin e parë të fushatës së këtij parfumi.
“Zonjusha!!! Momenti erdhi! Parfumi i ri po vjen … “RiRi” #ThisisRiRi”, shkruajti Rihanna.
Kjo nuk është aroma e parë e prodhuar nga artistja nga Barbados. Ajo numëron disa parfume që mbajnë firmën e saj si, ‘Reb’l Fleur’ apo “Rogue”.