Kur Rihanna nuk është e impenjuar në shërbime fotografike për kopertina të ndonjë reviste, është testimonial i ndonjë firme e së fundmi e PUMA-s. Pasi e kemi admiruar nëpër fotot promovuese të fushatës, tani mund t’a shohin edhe si protagoniste në një video ku flitet për këtë markë të njohur të veshjeve sportive. Në këtë mini film Rihanna rrëfen se sa e rëndësishme është të stërvitesh përditë për të arritur objektiva të lartë dhe të ndjekësh endrrat.
Ne n’a mjafton t’a shohim më në formë se kurrë për t’u motivuar dhe regjistruar nëpër palestra e pastaj të rendim pas ëndrrave…
https://youtu.be/rA5kkchLo30