Rihanna ka pranuar Çmimin për Personin Humanitar të Vitit. Çmimi i është ndarë nga Universiteti prestigjioz i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Këtë çmim më parë e kanë marrë Malala Yousafzai, James Earl Jones dhe Arthur Ashe.
Rihanna ka ndihmuar me bamirësi në vendin e saj të lindjes – Barbados, por edhe në Afrikë.
“Nuk ka nevojë të jesh e famshme, e bukur, e edukuar, për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ti vetëm bëje ndihmën tënde. Ndihmo një njeri dhe mos prit asgjë si kompensim” ka thënë mes tjerash në fjalimin e saj Rihanna.
Rihanna ka ndihmuar edhe studentët nga Karaibet për të vijuar shkollimin në Amerikë, ka ndihmuar në mjekësi dhe po ashtu ka aksione në Global Partnership for Education and Global Citizen Project.