Pas historive të dashurisë me këngëtarë si Chriss Brown apo Drake, këngëtarja me famë botërore, Rihanna, duket se ka nisur një romancë të re.

Këngëtarja është fotografuar në aeroport nën shoqërinë e multimilionerit Hassan Jameel, i cili nuk është një emër i panjohur për mediat rozë, pasi në vitin 2016 ai është përfolur për një lidhje me supermodelen Naomi Campbell. Dyshja Rihanna Jameel është shaqur sërish bashkë, disa ditë pasi u përfolën për një fejesë të mundshme, nisur nga unaza me diamant që këngëtarja mbante në gishtin e martesës.

Dhe ndërsa spekulimet vazhdojnë, Rihanna vazhdon e qetë krah të dashurit të saj arab teksa shkojnë në aeroportin e Heathrow.