Rihanna ka një statujë në Berlin

Rihanna ka tërhequr vëmendje teksa ka pozuar përpara statujës së trupit të saj që gjendet aktulisht në Berlin të Gjermanisë. Këngëtarja ka vendosur ta prekë nga afër statujën me trupin e saj dhe ka shpërndarë në Snapchat disa fotografi nga ky çast. “Shkova të vizitoja gjoksin tim sepse më i madh se kaq nuk mund të jetë ndonjëherë”, ka thënë ajo me humor në rrjetet sociale. Megjithatë, duhet thënë se ajo është ndier mjaft e lumtur sepse ka fluturuar për orë të tëra vetëm për ta parë statujën nga afër dhe në foto shfaqet mjaft e entuziazmuar. Statuja e Rihanna-s është krijuar nga artisti nga Kolumbian Sebastian Pelaez dhe është pjesë e ekspozitës kontemporane të artit këtë vit në Gjermani.

Advertisement