Ku do të shkojë Renato Mekolli pas MasterChef?!

Renato Mekollin jemi mësuar ta ndjekim në programin “MasterChef Albania” në Top Channel, por mesa duket ai do të nisë një eksperiencë të re. Me anë të një postimi në Instagram, ai ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se që prej shtatorit do të mund ta shohin në emisionin “Dance with me” në Tv Klan. Këtë lajm, shefi i kuzhinës e ka dhënë bashkangjitur një videoje të shkurtër nga prapaskenat e “MasterChef”. Poshtë videos ai ka shkruar: “Arkiva e Renato Mekollit nga “MasterChef Albania” kur prapaskenat shoqëroheshin me kërcim… Dhe pas 3 vjet ftesash në “Dance with me” dhe “Dancing with the stars”, thashë PO më në fund! Nga shtatori në Tv Klan, aty do të takohemi bashkë. Dhe ju dua të gjithëve si ditën e parë në “MasterChef Albania!”” – ka përfunduar Mekolli.

Advertisement