Rihanna është imazhi i ri i Dior

Friday, December 5, 2025

Më në fund janë publikuar reklamat që Rihanna ka realizuar për Dior.
Posterat dhe filmi i shkurtër, realizuar nga Steven Klein në Versajë, janë seria e katërt e reklamave “Kopshti Sekret” të firmës.
Këngëtarja shfaqet teksa ecën nëpër pallat dhe ngjitet në shkallët e famshme që shfaqen në cdo video, sigurisht e veshur tërësisht me Dior.
“Misteri dhe intriga që reflekton Rihanna, kombinuar me veshjet perfekte janë gjithcka duhet për të krijuar elementet perfekte për Kopshtin Sekret”, ka thënë Klein.

SourcePeople
RELATED ARTICLES
- Advertisment -