Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një avion i vogël, është rrëzuar duke marrë jetën e 6 personave që ndodheshin në bord. I vetmi që i ka mbijetuar kësaj përplasjeje fatale, mësohet të jetë një fëmijë 4-vjeçar.

Mjeti fluturues u rrëzua pasi ishte gati të zbriste në aeroportin lokal në fshatin Nelkan, mbi 1.000 km nga Khabarovsk. Sipas autoriteteve lokale, së bashku me fëmijën 4-vjeçar ishin 7 persona në bord. Incidenti ndodhi në orën 13:30. me kohën lokale (3:30 në orën GMT), njofton zyra lokale e Ministrisë së Emergjencave. Aeroplani njoftohet se ishte një avion Let L-410 me një kapacitet maksimal prej 19 pasagjerësh, në pronësi të Khabarovsk Airlines.

Advertisement

Megjithatë, një përfaqësues i shërbimit të parashikimit të motit të Rusisë në Lindjen e Largët thotë se kushtet e motit në fshat nuk duhet të kishin ndonjë problem per te shkaktuar ate qe ndodhi.

“Nuk kishte dëborë, era frynte deri në 3-4 m / s, nuk kishte mjegull, dukshmëria ishte e mirë,” i tha ai agjencise se lajmeve “RIA Novosti”.