U duk se Kim Kardashian nuk e kishte aspak me qejf që të tregonte gjininë e fëmijës së tretë por kurioziteti aq i tepruar i njerëzve në një farë mënyrë e ka detyruar atë të fundit të tregojë lidhur me gjininë e fëmijës teksa ka qenë e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres.

Këtë herë shtatzënia (nëse mund të quhet e tillë) ka qenë shumë më ndryshe se dy të parat se siç e dimë tashmë, fëmijën e tretë po e mban në bark një tjetër nënë, të cilës Kim i siguron gjithçka ajo dëshiron.

Advertisement

Kur po flisnin lidhur me festën e Baby Shower, Kim i tregoi Ellen se më e lumtura nga të gjithë ishte North, e cila mezi po pret sa fëmija të vij në jetë. “Njerëzit na sollën shumë lodra dhe North më kërkonte që t’i përdorte lodrat e motrës deri në momentin që ajo do vijë në familje” – është shprehur Kim e cila padashur tregoi edhe gjininë e fëmijës.

Është vajzë! Më në fund u qartësua edhe ky lajm.