Ditën e djeshme e vumë re të gjithë mungesën e moderatores Jonida Shehu në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Pas një shkrimi në portalin e Top Channel, televizioni e ka konsideruar aspak profesional largimin e Jonidës, madje duke u shprehur se çështja do të përfundojë në gjykatë, por pa sqaruar arsyet e vërteta të mungesës së profesionalizmit.

Advertisement

Megjithatë, sipas Lapsi.al thuhet se shkak i nisjes së konfliktit është bërë intervista e Rezarta Shkurtës javën e kaluar. Në studion e “Pasdite në Top Channel” është prezantuar dhe një kronikë mbi biznesin e këngëtares së njohur. Sipas drejtueve të Top Channel, një transmetim i tillë konsiderohet si reklamë, për të cilën këngëtarja është e detyruar të paguajë. Televizioni nuk është mjaftuar me kaq, duke e gjobitur kështu Jonidën me një tarifë prej 1500 eurosh, shumë të cilën moderatorja nuk ka pranuar të paguajë.

Ndërkohë, asnjëra prej palëve nuk është prononcuar për të treguar diçka më shumë mbi këtë aludim. Ditën e djeshme drejtimin e emisionit të pasdites e mori spikerja e njohur e lajmeve, Juli Krisafi.